Upamecano “shndërrohet” në sulmues, Gnabry vulos avantazhin e dyfishtë për Bayern (video)
25 Tetor 2026 18:18 Telesport Në ndeshjen e fundit të javës së shtatë në Bundesligë, Bayern Munich është duke fituar 0-2 në transfertën ndaj Freiburg. Bavarezët gjetën avantazhin në minutën e 16-të, me Dayot Upamecano. Francezi u tregua fantastik, ku pasi ndali në mënyrë perfekte aksionin e vendasve, u nis në kundërsulm dhe pas asistit të Michael Olise, Upamecano u “shndërrua” në një sulmues të mirëfilltë dhe dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 42-të, ishte radha e Serge Gnabry për të dyfishuar shifrat, pas një aksioni të shpejtë të bavarezëve në krah dhe asistit perfekt të Nathaniel Broën. Kujtojmë se Bayern drejtohet në këtë sfidë nga zv.trajneri, Aaron Danks, pas problemeve shëndetësore të Vincent Kompany në javën e fundit. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al