“UNRECOGNIZED”, rrëfimi skenik që eksploron kufijtë mes shtëpisë dhe mërgimit, vjen në Tiranë
Mes historive të zhvendosjes, kujtesës së plagosur dhe kërkimit të përkatësisë, shfaqja ndërkombëtare “UNRECOGNIZED” do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, më 5 nëntor, në orën 20:00. Me tekst të Jeton Nezirajt dhe Davit Gabunias, si dhe regji të regjisorit gjeorgjian Data Tavadze, kjo vepër skenike merr frymëzim nga miti i Ifigjenisë në Tauridë, duke e sjellë atë në një kontekst bashkëkohor përmes ndërthurjes së dokumentarit, dëshmive personale, fiksionit dhe humorit. Në qendër të shfaqjes janë lufta, zhvendosja, kufijtë, përkatësia dhe njohja, por mbi të gjitha përvoja njerëzore e humbjes së lidhjes me vendin, historinë dhe identitetin. Përmes historive personale dhe situatave skenike, “UNRECOGNIZED” ngre një pyetje që tejkalon kufijtë gjeografikë: “Çfarë i ndodh një qenieje njerëzore kur shtëpia,...
Burimi:
kultplus.com