‘Universitetet nën kontroll politik’/ Meta: Arsimi i lartë në krizë prej qeverisë, Shqipëria po humbet të rinjtë…

‘Universitetet nën kontroll politik’/ Meta: Arsimi i lartë në krizë prej qeverisë, Shqipëria po humbet të rinjtë…

Në nisjen e vitit të ri akademik, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e arsimit të lartë në Shqipëri. Përmes një reagimi në Facebook, Meta thekson se universitetet përballen me nënfinancim, paga të ulëta për pedagogët, mungesë reformash dhe kontroll politik, probleme që sipas tij kanë dëmtuar cilësinë dhe autonominë akademike. Meta paralajmëron se boshatisja e auditoreve dhe largimi i pandalshëm i të rinjve jashtë vendit janë shenja të një krize më të gjerë të arsimit dhe shpopullimit. Kreu i Partisë së Lirisë kërkon që arsimi të kthehet në prioritet kombëtar, duke propozuar rritjen e financimit në 5% të PBB-së, dyfishimin e pagave të pedagogëve dhe depolitizimin e universiteteve. Postimi i plotë: Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese...