Universitatea Kraiova-Egnatia, sfida europiane që vlen …kualifikimin rrogozhinas

Universitatea Kraiova-Egnatia, sfida europiane që vlen …kualifikimin rrogozhinas

Në sezonin 2021, Laçi me Shpëtim Duron në timon (Conference League), eleminonte skuadrën rumune në dy takime (1-0 Zarubica, 0-0) Egnatia do të luajë nesër ndeshjen e tretë në fazën e ligës së UEFA Conference League, teksa do të përballet me skuadrën rumune të Universitatea Craiova në transfertë. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Ion Oblemenco”, në orën 21:00. Kampionët e Shqipërisë vijnë në këtë përballje pas një ecurie pozitive, duke treguar nivel edhe në arenën europiane. Në dy ndeshjet e para të fazës së ligës, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka regjistruar dy barazime, përballë danezëve të Midtjylland dhe Aarhus, duke marrë dy pikë të rëndësishme. Tashmë, i gjithë fokusi i rrogozhinasve është te sfida e radhës në Rumani, ku Egnatia do të...