Unity EURO Cup 2026: Shqipëria merr pjesë për herë të pestë në turneun europian që promovon gjithëpërfshirjen përmes futbollit
Ekipi shqiptar, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, mori pjesë në edicionin e pestë të Unity EURO Cup 2026, turneut të organizuar nga UEFA në partneritet me UNHCR, që u zhvillua më 15 tetor në Coverciano, Itali, me pjesëmarrjen rekord të 22 ekipeve nga Europa. Përfaqësuesja shqiptare zhvilloi tri ndeshje ndaj Austrisë, Letonisë dhe Rumanisë, duke u bërë pjesë e një aktiviteti që vendos në qendër fuqinë e futbollit për të bashkuar njerëzit, pavarësisht prejardhjes dhe rrethanave të tyre. Unity EURO Cup është një nismë që synon të promovojë integrimin social të refugjatëve dhe të krijojë ura lidhëse me komunitetet pritëse. Në këtë turne, ekipet përbëhen nga futbollistë e futbolliste refugjatë dhe përfaqësues të komuniteteve pritëse, duke dëshmuar se futbolli mund të krijojë mundësi...
Burimi:
telesport.al