Unioni drejt zgjerimit, Hungaria heq veton ndaj Ukrainës për anëtarësimin në BE!

Unioni drejt zgjerimit, Hungaria heq veton ndaj Ukrainës për anëtarësimin në BE!

Hungaria ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të procesit të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke hequr të mërkurën kundërshtimin ndaj avancimit të dy kapitujve të rinj të negociatave. Megjithatë, përparimi i plotë mbetet i kushtëzuar nga miratimi në parlamentin ukrainas i një ligji që synon forcimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Kjo çështje është veçanërisht e rëndësishme për Budapestin, për shkak të komunitetit hungarez që jeton në rajonin e Transkarpatisë. Pas përfundimit të bisedimeve në nivel teknik, Verkhovna Rada pritet të votojë për projektligjin të hënën. Në rast miratimi, Hungaria pritet të japë dritën jeshile për hapjen e kapitujve të dytë dhe të tretë të negociatave gjatë mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, që do të zhvillohet...