“Uniforma Ime”, mbështetje konkrete për fëmijët e futbollit. Nis edicioni i ri i projektit të radhës nga FSHF

“Uniforma Ime”, mbështetje konkrete për fëmijët e futbollit. Nis edicioni i ri i projektit të radhës nga FSHF

Inaugurimi i stadiumit të ri të Gramshit u shoqërua edhe me nisjen e edicionit të ri të projektit të FSHF-së “Uniforma Ime”, përmes të cilit fëmijët që aktivizohen në shoqatat dhe akademitë e Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan do të pajisen falas me uniforma dhe bazë materiale sportive. Ky projekt është një tjetër investim i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në mbështetje të futbollit të fëmijëve, duke synuar krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e tyre dhe lehtësimin e barrës financiare për familjet. Shpërndarja e uniformave dhe pajisjeve sportive do të ndihmojë që fëmijët të përqendrohen te stërvitja, loja dhe ndjekja e ëndrrave të tyre sportive. Presidenti Duka e vuri theksin te lidhja mes investimit në infrastrukturë dhe projektit “Uniforma Ime”,...