Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
UNESCO rekomandon Luginën e Vjosës si Rezervat i Biosfere/Në shtator pritet miratimi
👁13521
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Kumbaro, ka ndarë sot një lajm të gëzueshëm për Shqipërinë UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar për shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat Biosfere. Në një postim në Facebook, ministrja Kumbaro e cilësoi këtë si një vlerësim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për natyrën e paprekur dhe përpjekjet e pandërprera në ruajtjen e lumit të fundit të egër në Evropë. “Ditë të mbarë me një lajm që na mbush me emocion dhe krenari: UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere. Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj...