“Unë s’jam turist elektoral”,Gogu i kthehet Këlliçit:Faktet flasin vetë, ti bën statuse ne ndërtojmë shtëpi dhe shkolla

“Unë s’jam turist elektoral”,Gogu i kthehet Këlliçit:Faktet flasin vetë, ti bën statuse ne ndërtojmë shtëpi dhe shkolla

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, kritikoi dje kandidatin e Partisë Socialiste për deputet, Toni Gogu, gjatë një vizite në fshatin Arbanë. Në një postim në Facebook, Këlliçi e quajti Gogu-n “pastor dhe gënjeshtar”, duke u shprehur se rrugët e fshatit janë të dëmtuara. Deputeti socialist i është përgjigjur sot Këlliçit, duke u shprehur se demokrati zgjidh të mos shohë asgjë të mirë të bërë në atë fshat, duke përfshirë shtëpi të rindërtuara pas tërmetit, apo edhe ndërtimin e një shkolle.Ndryshe nga Këlliçi, unë nuk jam një turist elektoral. Kam zgjedhur të jetoj këtu, mes banorëve, ndaj i njoh realisht sfidat dhe mundësitë e kësaj zone. Për mua, Arbana nuk është një stacion për fushatë, por një vend ku prania jonë është...