“Zoti të dhashtë”, proza e Migjenit ku bekimi bëhet ironi

“Zoti të dhashtë”, proza e Migjenit ku bekimi bëhet ironi

Në këtë prozë të fuqishme, Migjeni sjell portretin e një lypësi të përplasur me varfërinë, indiferencën dhe një shoqëri ku “Zoti të dhashtë” tingëllon më shumë si mohim sesa si bekim. Dikush trokit në derë…– Kush a?– A po na fal ndoj send, zojë?– Zoti të dhashtë!– Më fal ndoj send, të dhashtë Zoti shëndet…– Hajt! Zoti të dhashtë!Por lypësi e din se ç’do me thanë “Zoti të dhashtë”: mos me pas kurr, mos me ngranë kurr. Prandaj me ma tepër fuqi i bie derës. E tash përmrenda asht zani ma i rreptë:– Hajt more! Zoti të dhashtë! A merr vesht?Lypsi doemos i duhet me marrë vesht. E len atë derë, msyn të dytën, të tretën, të katërtën, – e kështu me radhë, të gjitha...