Zhgënjen Kombëtarja, Maran pas testit: Po, nuk gjuajtëm asnjëherë në portë

Zhgënjen Kombëtarja, Maran pas testit: Po, nuk gjuajtëm asnjëherë në portë

Miqësorja me Izraelin dhe pikëpyetjet e mëdha rreth Kombëtares në prologun e saj me Rolando Maran në timon. “Sigurisht ka aspekte pozitive dhe negative, është e vërtetë që nuk kishte asnjë gjuajtje në katërkëndor, ishim të pasaktë”, tha ndër të tjera Maran pas ndeshjes. Aq mjafton për të kuptuar se ndeshja e parë e italianit dhe vetë skuadra nuk shkuan siç pritej në këtë debutim të tij dje ndaj Izraelit (0-1). Në fakt, formacioni i tij startues në ‘Air Albania’ nisi mirë ndërsa rasti i Mehmetit ende pa u bërë 10 minuta lojë mund t’i jepte të tjera ngjyrime takimit, por dhe këmbëngulja në linjën e majtë gjatë pjesës së parë krijuan idenë se së paku kjo miqësore e Shqipërisë do të përfundonte me rezultat...