Dosja Metamorfoza/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Pëllumb Gjoka në GJKKO: Në burg si një i vdekur që ecën…

Dosja Metamorfoza/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Pëllumb Gjoka në GJKKO: Në burg si një i vdekur që ecën…

Ka dëshmuar sot në gjykatë Pëllumb Gjoka, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që doli në dritë gjatë komunikimeve në Sky ECC. Nga dëshmia e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Gjoka mohon përfshirjen në vrasjen e Gjin Ndojit duke shtuar se, nëse do të ekzistonte qoftë edhe një komunikim ku ai fliste për vrasjen ose për vendndodhjen e makinës së vrasësve, do të pranonte çdo akuzë. Gjoka: Siç e dini, akuzohem për vrasjen e Gjin Ndojit. Akuzohem se kam gjetur vendin ku do rrinte makina dhe se kam vuar e marrë vrasësit. Kushdo që ka organizuar, marrë pjesë, folur një herë të vetme që të vritet, kushdo që ka gjetur vendin e makinës ka bërë një veprim kriminal. Por më...