“Arrestoni Ramën”/ Protestuesit ndalen para Drejtorisë së Policisë së Tiranës në protestën e 71-të
Qytetarët e mbledhur në marshim janë ndalur në shenjë proteste pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Me thirrje të forta si “Arrestoni Ramën!”, pjesëmarrësit kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të ndërmarrin hapa konkretë dhe të hetojnë zyrtarët e lartë përgjegjës për korrupsionin dhe keqqeverisjen në vend. Marshimi ka vijuar më pas në rrugët kryesore të kryeqytetit, ku protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit. Tubimet e përditshme po shërbejnë si një platformë vazhdimësie e opozitës dhe qytetarëve për të mbajtur të ndezur tensionin politik dhe kërkesën për llogaridhënie.
Burimi:
sot.com.al