Aksident i rëndë në Krujë/ Përplasen dy automjete, niset drejt Traumës një person
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Mazhe të Krujës. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e përplasjes, kanë përfunduar jashtë rruge. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një grua, e cila është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
sot.com.al