Fanella që ndryshoi historinë, Pelé del në ankand për një shifër rekord

Fanella që ndryshoi historinë, Pelé del në ankand për një shifër rekord

4 Qershor 2026 11:47 Alfred Lleshi Nuk është një fanellë e zakonshme futbolli. Është simboli i natës kur lindi një legjendë. Në korrik, shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” do të nxjerrë në shitje në Nju Jork fanellën historike të veshur nga Pelé në finalen e Kupës së Botës 1958. Ky objekt vlerësohet rreth 6 milionë dollarë, që mund të bëhet një nga më të shtrenjtat ndonjëherë për një futbollist. “NUk është thjesht një fanellë, por veshja e një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave në natën kur nisi mbretërimi i tij”, – ka deklaruar “Sotheby’s”. Fanella është ruajtur me kujdes për mbi 60 vite dhe pritet të shkaktojë garë të fortë mes koleksionistëve. Më 29 qershor 1958 në Stokholm, Pelé vetëm 17 vjeç...