Pak ditë nga Botërori, alarmi për ndeshje që…zgjasin

Pak ditë nga Botërori, alarmi për ndeshje që…zgjasin

Më 11 qershor (deri në 19 korrik) starton në SHBA, Kanada, Meksikë Botërori 2026. Një ngjarje e madhe globale e cila pritet të shoqërohet me mjaft risi jo vetëm në aplikimin e disa rregullave të reja në fushë por dhe në aspektin e organizimit gjithfarësh. Tashmë dihet, 48 kombëtare, nga 32 që morën pjesë në Katar katër vite më parë, do të garojnë në këtë edicion, duke e bërë Botërorin 2026 më të madhin në histori. Sidoqoftë, ekziston një pritshmëri e fortë që shumë ndeshje të Kupës së Botës do të shtyhen për një kohë të gjatë për shkak të stuhive. Në Shtetet e Bashkuara, loja duhet të ndërpritet menjëherë nëse zbulohet rrufe brenda një rrezeje prej afërsisht 8 miljesh nga një stadium. Ndeshja mund...