Vllaznia aktive në dalje, largon Jagon dhe Kuros

Vllaznia aktive në dalje, largon Jagon dhe Kuros

Nisi me stafin teknik. Martini dhe Sinani rinovuan por dhe një pjesë e mirë e titullarëve zgjatën kontrarat. Tani te kuqeblutë përpara se të mësojnë rivalin në Conferenc League, zyrtarizojnë disa largime. Kuros dhe Jago jashtë, ndërsa edhe Ardit Krymi flitet se ka mbyllur me skuadrën e qytetit të tij. Në fakt si Krymi ashtu dhe Andre Jago debatuan në mënyrat e tyre me trajnerin Martini në ndeshjen e fundit të tyre me Elbasanin (1-2). Njoftimi i klubit: KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Andrey Yago dhe Alexandros Kouros. Njëkohësisht i falenderojmë për kontributin e tyre me fanellën kuqeblu dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre të mëtejshme./Sportiim.al/ Post navigation