Tragjedia në Maliq! Autori i vrasjes së efektivit nuk shfaqi pendesë, ja  çfarë ndodhi gjatë arrestimit dhe transportimit në spital

Tragjedia në Maliq! Autori i vrasjes së efektivit nuk shfaqi pendesë, ja çfarë ndodhi gjatë arrestimit dhe transportimit në spital

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçellari ka treguar gjakftohtësi të plotë. Pavarësisht tre plumbave të marrë në dorë dhe bark, jashtë kamerave, personat që e shoqëruan me ambulancë tregojnë se në asnjë moment nuk reagonte apo nuk shfaqje shenja dhimbjeje, raporton korrespondentja e  Top Dhorjela Çule. Po ashtu, ai nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë. Para një viti, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë. Braçellari ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve. Braçellari fshihej në stan, ndërsa policia kishte rënë në gjurmët e tij...