Zgjedhjet lokale në Britani, kryeson partia e Farage, Laburistët e Starmer vijojnë humbjet në çdo bashki
Rezultatet e para të zgjedhjeve të mbajtura dje, në Angli, Skoci dhe Uells për zgjedhjet për kryetarë bashkie, rajonale dhe parlamentare tregojnë fitore masive për partinë e Nigel Farage, Reform UK, dhe përkatësisht humbje serioze për Partinë Laburiste të Starmer. Konservatorët gjithashtu humbën këshilltarë, ndërsa Demokratët Liberalë dhe të Gjelbrit shënuan përparime të lehta. Megjithatë, këta të fundit nuk duket se kanë ecur aq mirë sa kishin parashikuar sondazhet. Pjesëmarrja në votime ishte e konsiderueshme. Analistët theksojnë se ishte 10% më e lartë se zakonisht. Numërimi i votave vazhdon. Rezultatet përfundimtare priten më vonë gjatë ditës. Dje, britanikët, ndër të tjera, votuan për 5,014 këshilltarë bashkiakë dhe të rretheve në 136 autoritete lokale, duke përfshirë 32 lagjet e Londrës. Në të njëjtën kohë, u mbajtën...
Burimi:
top-channel.tv