Nis zbatimi i projektit për tregun e frutaperimeve në Vlorë, policia rrethon ambientet, nuk lejon tregtarët të futen
Rrethohet kantieri për zbatimin e projektit të tregut të frutaperimeve në Vlorë, një projekt i financuar nga fondi shqiptar i zhvillimit, në vlerën e 115 milionë lekëve. Ka nisur tashmë zbatimi i projektit, mirëpo tregtarët kundërshtojnë largimin. Ata thonë se vendet e përcaktuara nga bashkia për zhvendosjen e tyre nuk janë të përshtatshme për shkak të distancës. Që prej fillimit të muajit janar, tregtarët kanë zhvilluar disa protesta ndërsa kërkesa e tyre ka qenë gjetja e një hapësire brenda qytetit. Bashkia ndërkohë ka vendosur që një pjesë e këtyre tregtarëve të vendosen pranë tregut të Çoles dhe një tjetër pranë tregut të shumicës. Vendim i kundërshtuar nga tregtarët. Sot kanë qenë forcat e policisë bashkiake që kanë ndaluar hyrjen e tregtarëve brenda ambienteve të tregut....
Burimi:
top-channel.tv