Vendimet e Bordit të Transparencës/ Bie sërish çmimi i naftës, ja sa do të shitet benzina

Vendimet e Bordit të Transparencës/ Bie sërish çmimi i naftës, ja sa do të shitet benzina

Në mbledhjen e kësaj të premte, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës. Nga 196 lekë, nafta tani nuk do të shitet më shumë se 193 lekë litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër. Ndryshime ka pësuar edhe benzina, që sipas Bordit nuk do të shitet më shumë se 179 lekë litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër. Bordi i Transparencës në datë 8 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e...