Droni ushtarak në ishullin e Lefkadës, autoritetet greke: Është prodhim ukrainas

Droni ushtarak në ishullin e Lefkadës, autoritetet greke: Është prodhim ukrainas

Autoritetet greke kanë zbuluar se droni detar që u gjet një ditë më parë në një shpellë në ishullin e Lefkadës ishte i prodhimit ukrainas. Dyshohet se mjeti lundrues ka humbur orientimin dhe është strehuar gabimisht në shpellën ku u gjet nga peshkatarët, të cilët ia dorëzuan atë rojës bregdetare greke. Autoritetet thonë se ai nuk ndodhej prej shumë kohësh në zonë, pasi motori i tij ishte ende i ndezur. Ndërkohë, sistemi i baterive të aparaturës ushtarake mund të funksionojë jo më shumë se 72 orë, çka bën të dyshohet se ai është lëshuar nga ndonjë anije që lundron në zonë ose nga ndonjë platformë tokësore. Lidhur me rastin po hetojnë edhe shërbimet sekrete greke, pasi vendi ku u gjet mjeti lundrues ndodhet jo shumë...