Zbulohet skema kriminale në Fier dhe Lushnje, sekuestrohen sende me vlerë 2 milionë euro
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një skemë kriminale të tregtimit të sendeve me vlerë të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit. Sipas policisë është vënë në pranga një shtetas, një tjetër është shpallur në kërkim dhe janë proceduar 7 administratorë argjendarish. Policia bën me dije se siguronin sende me vlerë në Itali dhe Greqi, i fusnin kontrabandë në Shqipëri dhe i tregtonin në argjendari në Fier dhe Lushnjë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 15 kg e 259 gramë ar, 4 kg e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, sende të dyshuara me vlerë artistike e kulturore, para në lekë dhe euro, aparate celularë, DVR dhe sende të tjera. Vlera paraprake e sendeve të...
Burimi:
sot.com.al