Mbetën në det të ‘hapur’ me kajak/ Policia e Himarës u vjen në ndihmë 5 turistëve në Gjirin e Filikurit
Policia e Himarës u ka ardhur në ndihmë 5 turistëve që u përballën me disa incidente fatmirësisht pa pasoja për jetën në Gjirin e Fillkurit. Njoftimi i policisë: Në rastin e parë, katër turistë të huaj, dy shtetas suedezë dhe dy nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kishin dalë me kajak nga zona e Potamit në drejtim të Filikurit, humbën kontaktin me grupin dhe mbetën të bllokuar për shkak të erës së fortë dhe dallgëve. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë kërkimet përgjatë vijës bregdetare dhe arritën t’i lokalizojnë pranë “Gurit të Kuq”. Turistët u evakuuan në mënyrë të sigurt. Në rastin e dytë, një shtetase australiane kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe ndodhej e bllokuar në Gjirin e Filikurit. Menjëherë...
Burimi:
sot.com.al