“Gjon Mili: retrospektivë”, ekspozita hapet në Muzeun Kombëtar të fotografisë “Marubi”
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi u çel ekspozita “Gjon Mili: Retrospektivë”, një ngjarje e rëndësishme kulturore që sjell për herë të parë në Shqipëri një përzgjedhje origjinale fotografish dhe materialesh arkivore të fotografit shqiptaro-amerikan Gjon Mili. Ekspozita, ka prezantuar vepra që dëshmojnë kontributin e jashtëzakonshëm të Milit në transformimin e fotografisë modern. I lindur në Korçë në vitin 1904 dhe i larguar drejt Shteteve të Bashkuara në moshë të re, Gjon Mili ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në kryqëzimin mes shkencës dhe artit. Mili arriti të krijojë imazhe që nuk regjistronin thjesht realitetin, por e interpretonin atë në mënyra krejtësisht të reja. “Kjo është ekspozita më e mirë që i është kushtuar ndonjëherë Gjon Milit dhe jam shumë i lumtur që ajo po prezantohet...
Burimi:
vizionplus.tv