Raporti i UEFA-s & Nielsen: Futbolli forcon pozitat si sporti më i ndjekur dhe më i luajtur në Shqipëri

Raporti i UEFA-s & Nielsen: Futbolli forcon pozitat si sporti më i ndjekur dhe më i luajtur në Shqipëri

Futbolli vazhdon të jetë sporti më i ndjekur dhe më i praktikuar në Shqipëri, sipas gjetjeve të raportit “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë prestigjioze Nielsen. Studimi evidenton një rritje të ndjeshme të interesit për futbollin në vend gjatë viteve të fundit. Nëse në vitin 2016, 65% e shqiptarëve deklaronin se ndiqnin futbollin, sot kjo shifër ka arritur në 78%, duke e renditur Shqipërinë në krye të Europës për interesin ndaj këtij sporti dhe dukshëm mbi mesataren europiane prej 48%. Futbolli mbetet sporti më i ndjekur si nga meshkujt ashtu edhe nga vajzat. Interesi i meshkujve arrin në 91%, ndërsa ai i vajzave është rritur ndjeshëm nga 42% në vitin 2016 në 65% aktualisht. Rritje është regjistruar në të...