Arrest në shtëpi për efektivin e Policisë së Sarandës, dyshohet për ndërtim pa leje

Arrest në shtëpi për efektivin e Policisë së Sarandës, dyshohet për ndërtim pa leje

“Arrest në shtëpi” është vendosur për punonjësin e Policisë së Sarandës, Ajdin Islamaj, i cili është nën hetim për ndërtim pa leje. Sipas AMP-së, hetimet kanë zbuluar se në një objekt në pronësi të babait të tij, ku ai banon, është ndërtuar pa leje një kat shtesë mbi një godinë ekzistuese, si dhe janë kryer ndërhyrje të tjera për ta kthyer objektin në hotel. Ekspertiza teknike ka konstatuar se ndërtimi i ri, me sipërfaqe të paktën 159 metra katrorë, është realizuar gjatë vitit 2025 pa miratimin e autoriteteve kompetente dhe pa leje ndërtimi. AMP bën me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar përgjegjësitë penale dhe për të identifikuar çdo person të përfshirë në këtë rast. Njoftimi i AMP Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në...