“Po me qenë toka jote?”/ Banorët e Rrjollit shembin rrethimin prej hekuri, nisin përplasjet: Jemi bijtë e këtij populli

“Po me qenë toka jote?”/ Banorët e Rrjollit shembin rrethimin prej hekuri, nisin përplasjet: Jemi bijtë e këtij populli

Banorët e Rrjollit, në protestën e sotme të zhvilluar kundër resortit turistik, shembën rrethimin prej hekuri dhe gardhin me tela me gjemba. Teksa po përpiqeshin të bënin shembjen e rrethimit, ata kanë bërë debat edhe me policët, të cilin ishin të pranishëm aty. Njëri prej banorëve i drejtohet efektivëve se duhet ta zbatojnë ligjin njësoj për të gjitha palët. Banori: Po me qenë toka jote? Jemi bijtë e këtij populli. Efektivi: Policët kanë qenë shumë korrekt. Banori: Jo të tanë. Ka qenë një polic që ia ka kthyer duart si me pas vrarë dikënd. Nuk iu vë faj. Por ju duhet e bërë ndonjëherë ligjin. Nëse ma mbron ligjin në të dy anët të jap dorën. Po ti ligjin vetëm te unë, jo te ai.