Zbulohet parcela me kanabis në Kukës, shpallen në kërkim babë e bir
Një parcelë me 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa është zbuluar në Kukës, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim babë e bir, të dyshuar si kultivues të tyre. Sipas policisë, gjatë kontrolleve, në njësinë administrative Kalis, në territorin e fshatit Gështenjë, në vendin e quajtur “Zabeli i Madh”, u konstatuan të kultivuara 215 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me djegie. Sipas hetimeve paraprake, bimët dyshohet se ishin kultivuar nga shtetasit F. R., 63 vjeç, dhe M. R., 29 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Gështenjë. Të dy janë shpallur në kërkim. Sipas policisë, efektivët ushtruan kontroll në banesën e 63-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 3 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Për këtë rast u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe bashkëshortja...
Burimi:
gijotina.com