Gazeta e njohur franceze: Evropa e refuzon, qeveria e Ramës i jep shumën e majme këngëtarit kontrovers

Gazeta e njohur franceze: Evropa e refuzon, qeveria e Ramës i jep shumën e majme këngëtarit kontrovers

Koncerti i Kanye West, i planifikuar këtë të shtunë më 11 korrik në Shqipëri, ka shkaktuar polemika në vend, për shkak të debateve të shumta rreth reperit amerikan dhe një subvencioni prej 4 milionë eurosh të dhënë nga qeveria shqiptare. Nga Hichima Moissuli, LE PARISIEN I ndaluar të performojë në koncerte në shumicën e vendeve të Evropës për shkak të deklaratave të tij raciste dhe antisemite, reperi amerikan Kanye West megjithatë do të performojë në Tiranë, në Shqipëri. Madje reperi do të marrë edhe një shumë të majme nga qeveria shqiptare: katër milionë euro. Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, e justifikoi këtë ndihmë publike me nevojën për të garantuar zhvillimin e koncertit të planifikuar për të shtunën. Ai shpreson te ndikimi turistik që pritet të...