Vodhën 9 banesa gjatë muajve të fundit, arrestohen në flagrancë 2 persona në Tiranë, ishin dënuar edhe më parë për të njëjtat krime

Vodhën 9 banesa gjatë muajve të fundit, arrestohen në flagrancë 2 persona në Tiranë, ishin dënuar edhe më parë për të njëjtat krime

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gracka”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, për zbardhjen e 9 vjedhjeve të banesave gjatë muajve të fundit. Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar të vjedheve, të cilët u kapën në flagrancë duke qarkulluar me një motomjet të vjedhur, në tentativë për të kryer ngjarje të tjera kriminale, pasi iu gjetën me vete sende të përdorura për vjedhje. Të dy shtetasit e arrestuarit të dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit. Sekuestrohen motomjeti, disa sende të vjedhura, armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë dhe për vënien...