UKMTO: Një anije-cisternë goditet nga një ‘predhë e paidentifikuar’ në Hormuz

UKMTO: Një anije-cisternë goditet nga një ‘predhë e paidentifikuar’ në Hormuz

Operacionet e Tregtisë Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) ka bërë të ditur se një anije-cisternë është goditur nga një “predhë e paidentifikuar”, gjatë kalimit nëpër Ngushticën e Hormuzit. Në një paralajmërim për sigurinë detare, UKMTO tha se kishte marrë një raport nga kapiteni i anijes në orën 08:00 GMT, lidhur me incidentin në këtë rrugë ujore strategjike. “Kapiteni i anijes-cisternë ka raportuar se është goditur nga një predhë e paidentifikuar”, tha agjencia, duke shtuar se anija pësoi dëmtime në urën komanduese. Nga atje theksuan se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt dhe nuk është raportuar ndonjë dëm mjedisor. Një hartë e bashkëngjitur me paralajmërimin e UKMTO-së tregonte se incidenti ndodhi në Ngushticën e Hormuzit, pranë Gadishullit Musandam në Oman. UKMTO u rekomandoi...