VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

Një skenë kaosi u regjistrua në Parlamentin e Gjeorgjisë më 26 qershor, ku deputetë të mazhorancës dhe opozitës u përfshinë në një përleshje fizike gjatë seancës plenare. Incidenti ndodhi gjatë sesionit të pyetje-përgjigjeve pas raportit vjetor të kryeministrit Irakli Kobakhidze, kur deputeti i opozitës Giorgi Sharashidze ngriti akuza ndaj kreut të qeverisë për rolin e tij gjatë vizitës së presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Gjeorgji. Sharashidze kritikoi kryeministrin duke pretenduar se pamjet nga takimi me Aliyev dhe themeluesin e partisë në pushtet, Bidzina Ivanishvili, tregonin një rol dytësor të Kobakhidzes brenda strukturave drejtuese. Deklaratat shkaktuan tensione në sallë, me replika dhe debate të ashpra mes deputetëve. Pak minuta më vonë, situata u përshkallëzua dhe disa ligjvënës filluan të përleshen fizikisht. Pamjet e publikuara nga...