Berisha: Rama është një nga plaçkitësit kryesorë të tokave në Gjipe e Vuno

Berisha: Rama është një nga plaçkitësit kryesorë të tokave në Gjipe e Vuno

Kreu i PD-së është ndalur te çështjet e pronave në bregdetin shqiptar, duke i konsideruar ato si një nga problematikat më të rënda të korrupsionit dhe abuzimit me territorin. Berisha vlerësoi denoncimet publike që janë bërë për zonat e Vunoit dhe Gjipe-së, duke theksuar se këto raste, sipas tij, kërkojnë hetim të thelluar institucional. Ai akuzoi qeverinë dhe zyrtarë të ndryshëm për tjetërsim të pronave publike dhe përfshirje në afera të paligjshme, ndërsa paralajmëroi nisma parlamentare për ngritjen e një komisioni hetimor mbi këtë çështje. Sentjon Mhilli: Doktor, do kërkoni hetim për çështjen e tokave të Vunoit, se ajo është po aq e rëndë sa edhe Zvërneci? Gazetari Arian Konomi akuzon se s'janë më 22 hektarë, por 100 hektarë të vjedhura nga Olsi dhe Edi...