Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

Donald Trump ka lëshuar këtë të dielë një sëri paralajmërimesh të forta ndaj Iranit, ndërsa në Zvicër po zhvillohen bisedimet mes delegacioneve amerikane dhe iraniane. Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan i kërkoi Teheranit të ndalojë menjëherë veprimet e Hezbollahut në Liban. “Irani duhet të ndalojë menjëherë aleatët e tij shumë të paguar në Liban që të shkaktojnë probleme. Nëse nuk e bëjnë, do ta godasim sërish Iranin shumë fort, ashtu si javën e kaluar, por edhe më fort”, shkroi Trump. Më vonë, në një intervistë për Fox News, Trump tha se kishte folur gjatë natës me iranianët dhe i kishte paralajmëruar të mos mbyllnin Ngushticën e Hormuzit. ‘Irani nuk do të ekzistojë më si shtet, do t’i hedh në erë’ tha ai, duke shtuar...