Koçi thumbon Ballukun: Rastet e korrupsionit të shoqërohen me kallëzime penale! T’u hiqet imuniteti zyrtarëve të lartë

Koçi thumbon Ballukun: Rastet e korrupsionit të shoqërohen me kallëzime penale! T’u hiqet imuniteti zyrtarëve të lartë

Ish deputeti i PS, Petro Koçi ka reaguar lidhur me protestat e përnatshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke i cilësuar ato si një fenomen që duhet trajtuar me seriozitet dhe pjekuri politike. Me anë të një postimi në Facebook, Koçi ndalet edhe te nevoja për reforma të brendshme në Partinë Socialiste. Teksa thumbon Belinda Ballukun, ai thotë se personat nën hetim penal duhet të largohen nga funksionet e deleguara. Sipas tij, rastet flagrante të korrupsionit duhen shoqëruar edhe me kallëzime penale. “Ndërkohë qeveria nuk mund ta lere luftën kundër korrupsionit vetëm ne duart e SPAK. Rastet flagrante te shpërdorimit duhet te shoqërohen me masa publike administrative dhe kallëzime penale. Vete PS ka nevoje te zëvendësojë skemën e përqendrimit te pushtetit nga duart e te...