Vlorë/ 36-vjeçari i dehur i vë flakën një kamionçine në Panaja, qëlloi edhe me armë gjahu në ajër
Egli Aliraj, rreth 36 vjeç, në gjendje të dehur, ka spërkatur me lëndë djegëse dhe ka djegur një kamionçinë të firmës e cila po rehabilitonte rrugën e Panajasë. Sipas informacioneve, i riu është konfliktuar edhe me disa persona të tjerë në fshat. Më pas, ai ka marrë edhe armën e zjarrit të llojit çifte dhe, sipas burimeve të policisë, ka qëlluar në ajër. Pas kësaj situate policia ka arrestuar 36-vjeçarin, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burimi:
sot.com.al