E djathta në Kolumbi fiton zgjedhjet, Abelardo de la Espriella u mbështet nga Trump gjatë fushatës
Katër vite pas qëndrimit në pushtet të së majtës, Kolumbia ka zgjedhur një drejtim të ri politik. Avokati dhe biznesmeni i djathtë, Abelardo de la Espriella, ka fituar zgjedhjet presidenciale, duke mposhtur kandidatin e majtë Iván Cepeda në një garë tepër të ngushtë. I njohur me nofkën “Tigri”, De la Espriella u paraqit para votuesve me premtime për forcimin e sigurisë, luftë më të ashpër kundër krimit dhe rigjallërimin e ekonomisë. Fitorja e tij konsiderohet një kthesë e fortë djathtas në skenën politike kolumbiane dhe i jep fund qeverisjes së presidentit të majtë Gustavo Petro. Gjatë fushatës, De la Espriella mori mbështetjen e hapur të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi atë si një aleat të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Bogotas....
Burimi:
vizionplus.tv