Thika, kaçavida dhe maska/ Parandalohet përplasja mes të miturve në Kombinat, procedohen 28 prej tyre
28 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se po përgatiteshin të përplaseshin me njëri-tjetrin në zonën e Kombinatit në Tiranë. Policia i lokalizoi në rrugën “Llambi Bonata”, ku të rinjtë ishin ndarë në disa grupe, dhe i shoqëroi në komisariat. Gjatë kontrollit fizik, te disa prej tyre u gjetën 5 armë të ftohta dhe mjete të mprehta, mes tyre thika dhe kaçavida. Gjithashtu, u sekuestruan edhe disa maska. Pas veprimeve procedurale, të kryera në prani të prindërve dhe psikologëve dhe pas komunikimit me prokurorin, 28 të miturit u proceduan në gjendje të lirë. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi:
gijotina.com