Temperaturat e larta rrisin rastet e virozave, shtohet fluksi në urgjencat pediatrike
Temperaturat e larta po favorizojnë shpërthimin e virozave, tipike të stinës. Gastroenteritet, apo siç njihen ndryshe, diarre dhe të vjella të shoqëruara me temperaturë të lartë, janë shqetësimet që po mbizotërojnë këtë periudhë. Urgjenca e infektivit dhe veçanërisht ajo e pediatrisë janë më të ngarkuara se zakonisht. Mjekët pediatër flasin për rritje të rasteve, kryesisht në grupmoshën 1 deri 5 vjeç. Numri i paraqitjeve në urgjencën e pediatrisë nuk i kalon 200 pacientë në ditë. Ngarkesa vihet re edhe në poliklinikat e lagjeve, por edhe në qendrat shëndetësore verore, ku është zhvendosur një pjesë e popullsisë për shkak të pushimeve. Mjekët pediatër u bëjnë thirrje prindërve të tregojnë kujdes të shtuar në këtë periudhë me temperatura ekstreme. Mjekët theksojnë rëndësinë e konsumimit të lëngjeve, të...
Burimi:
ntv.al