Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i ngarkuar, rekord historik në aviacion me mbi 153 mijë fluturime në vetëm 24 orë

Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i ngarkuar, rekord historik në aviacion me mbi 153 mijë fluturime në vetëm 24 orë

Qielli i botës shënoi një rekord historik më 23 korrik 2026, kur u regjistrua numri më i lartë i fluturimeve tregtare brenda një dite. Sipas platformës së monitorimit të avionëve Flightradar24, gjatë 24 orëve u regjistruan 153.359 fluturime tregtare, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga sistemi. Rekordi pasqyron rikuperimin dhe rritjen e vazhdueshme të industrisë së aviacionit, ndërsa kërkesa globale për udhëtime vijon të rritet. Sezoni veror, pushimet dhe lëvizja e miliona pasagjerëve kanë kontribuar në një nga periudhat më intensive të trafikut ajror në histori. Sipas të dhënave të Flightradar24, në kategorinë e fluturimeve tregtare përfshihen fluturimet e pasagjerëve, transporti i mallrave, fluturimet charter dhe disa fluturime biznesi. Mesatarisht, kjo do të thotë se në qiell realizoheshin më shumë se 106 fluturime...