Të akuzuar për vrasje, Gjykata e Shkodrës i shpalli të pafajshëm vëllezërit Mujeci! GjL e ktheu çështjen për rigjykim
Kreshnik Mujeci, i cili mbeti viktimë e atentatit të sotëm në Lezhë bashkë me gruan e tij, në vitin 2017, sëbashku me kushëririn e tij Jozef Mujeci, u arrestuan për vrasjen e Genc Mhillajt, ngjarje e ndodhur në 2016-ën. Por më 27 nëntor 2018 Gjykata e Shkallës së Parë të Shkodrës e shpalli të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj, duke pretenduar për mungesë provash. Më 6 nëntor 2019 Gjykata e Apelit Shkodër vendosi të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë, ndërsa Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për rigjykim më 31 tetor 2024.
Burimi:
javanews.al