Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli i refuzon lirimin nga burgu. Shkambi: Ngjarja ishte aksidentale
Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, personit që vrau me armë zjarri në sallën e gjyqit gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, është rikthyer në këtë gjykatë për të kërkuar lirimin nga burgu. Kërkesa e tij për zëvendësim të masës “arrest në burg” në një masë më të butë sigurie është refuzuar këtë javë nga togat e zeza të Apelit. Gjon Shkambi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, si nxitës në ngjarjen e 6 tetorit 2025 në Gjykatën e Apelit, shkruan A2. Ai ishte në krah të nipit të tij, Elvis Shkambi, që pas një vendimi për çështje pronash në disfavor të tyre, hapi zjarr në sallën e gjyqit, duke vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosur palët kundështare në proces, Ragip e...
Burimi:
javanews.al