Torino ndal në barazim Interin duke i shtyrë festën për titullin zikaltërve
Ndeshja mes Torinos dhe Interit e mbyllur në barazim 2-2 ishte një leksion i hapur se në këtë fazë të kampionatit askush nuk fal asgjë. Gjithçka nisi mirë për zikaltrit, të cilët kaluan në avantazh falë Marcus Thuram në minutën e 23-të dhe dukeshin sikur po kontrollonin lojën kur Yann Bisseck dyfishoi shifrat në minutën e 61-të. Megjithatë, Torino nuk u dorëzua dhe tregoi një karakter të jashtëzakonshëm duke përmbysur fatin e takimit brenda pak minutash, fillimisht Giovanni Simeone ngushtoi diferencën në minutën e 70-të, ndërsa në të 79-tën, Nikola Vlasic u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke vulosur barazimin final. Ky rezultat sjell pasoja direkte në renditje, pasi Interi humbet dy pikë që mund të peshojnë shumë në llogaritë e...
Burimi:
top-channel.tv