U gjykua për vrasje, si fitoi pafajësi në dy shkallë Kreshnik Mujeci

U gjykua për vrasje, si fitoi pafajësi në dy shkallë Kreshnik Mujeci

Në tetor 2017, Kreshnik Mujeci, i dyshuar si shënjestra e atentatit të së dielës në Balldre, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të vrasjes me armë zjarri të Genc Mhillajt. 47-vjeçari Mhillaj u qëllua nga dy persona, një prej të cilëve i maskuar, në zonën e Malit të Jushit, në Shkodër. Më herët, për të njëjtin krim ishte prangosur vëllai i tij Jozef Mujeci, shkruan A2. Prokuroria e Shkodrës ngriti dyshime se vëllezërit kishin qëlluar me armë zjarri Mhillajn, pasi pak ditë para ngjajres viktima ishte konfliktuar për motive të dobëta me Jozef Mujecin. Pretendimet e saj prokuroria i bazoi në gjetjen e një mjeti “Audi A3” me kofano dhe marmitë të nxehtë në banesën e babait të Jozef Mujecit ditën e ngjarjes,...