Inter, askush si Dimarco: 18 asiste, rekord absolut në një sezon
Askush nuk është si Federico Dimarco përsa iu përket pasimeve të sakta për gol në kampionatin italian të futbollit. Me asistin ndaj Marcus Thuram në golin e avantazhit 1-0 të Interit në minutën e 23 ndaj Torinos, futbollisti zikaltër shkoi në 17 asiste në Serie, diçka që nuk është arritur kurrë në një sezon të vetëm në Serie A. Dimarco me krosimin e tij te Marcus Thuram në golin e avantazhit në ndeshjen ndaj Cagliarit, futbollisti i Interit kishte arritur Papu Gomez me 16 asiste, por këtë të dielë erdhi edhe parakalimi duke vendosur rekordin absolut që u përforcua akoma më shumë në rastin e golit të dytë të Interit kur Dimarco gjeti saktë Bisseck duke e çuar në 18 numrin e asisteve në total...
Burimi:
top-channel.tv