Tabaku: Integrimi europian nuk vjen me një fotografi në Bruksel, bizneset gjenden mes një ekonomie të pandershme
Ndërsa Shqipëria vijon procesin e hapjes së grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngre shqetësimin për mungesën e përgatitjes së bizneseve shqiptare për përballjen me tregun dhe standardet europiane. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se integrimi europian nuk duhet reduktuar në konferenca, ceremoni apo fotografi zyrtare në Bruksel, pasi ai kërkon transformimin e shtetit, ekonomisë dhe mënyrës se si funksionon tregu. “Për një zyrtar, standardet europiane mund të jenë thjesht kapituj dhe direktiva të lexuara nga zyra. Për një sipërmarrës, ato janë investime, pajisje, teknologji, kredi dhe vende pune”, shkruan deputetja demokrate. Sipas Tabakut, qeveria kishte vite në dispozicion për të përgatitur sipërmarrjen shqiptare, por nuk ndërtoi në kohë skema financimi, laboratorë, institucione certifikimi dhe kapacitete...
Burimi:
gijotina.com