Studimi alarmanmt/ “Godzilla” klimatike po afrohet: El Nino bëhet më i paparashikueshëm, paralajmërim për katastrofa në mbarë botën

Studimi alarmanmt/ “Godzilla” klimatike po afrohet: El Nino bëhet më i paparashikueshëm, paralajmërim për katastrofa në mbarë botën

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se ngrohja globale e shkaktuar nga djegia e lëndëve djegëse fosile po e bën fenomenin El Nino më intensiv dhe më të paparashikueshëm, duke rritur rrezikun për valë të forta të të nxehtit, përmbytje, thatësira dhe krizë ushqimore në pjesë të ndryshme të botës. El Nino është një fenomen natyror që shfaqet çdo dy deri në shtatë vjet, kur ujërat e Oqeanit Paqësor tropikal lindor ngrohen dhe shkaktojnë një zinxhir ndryshimesh atmosferike në të gjithë planetin. Fenomeni aktual, i cili pritet të arrijë kulmin më vonë, është cilësuar jozyrtarisht si “Godzilla”, për shkak të intensitetit të tij të pritshëm. Studimi, i udhëhequr nga Julia Cole, studiuese e klimës në Universitetin e Miçiganit dhe i publikuar në revistën “Science”,...