“SPAK të arrestojë Ballukun”, Bardhi: T’i kërkojë menjëherë Parlamentit heqjen e imunitetit. Rama kërkon ta shtyjë në shtator

“SPAK të arrestojë Ballukun”, Bardhi: T’i kërkojë menjëherë Parlamentit heqjen e imunitetit. Rama kërkon ta shtyjë në shtator

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i bëri apel  Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që të vijë në Parlament për të kërkuar imunitetin dhe arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Bardhi argumentoi se vetë SPAK-u ka vendosur standardin që kur pozita penale e ish-zëvendëskryeministres Balluku u rëndua, prokurorët  kërkuan ashpërsim të masës së sigurisë duke iu drejtuar parlamentit me kërkesën për arrestimin e saj. Në këtë logjikë pas njoftimit se Balluku po hetohet edhe për veprën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, Bardhi deklaroi se SPAK-u duhet të vijë sërish në parlament për të kërkuar heqjen e imunitetit duke theksuar se ky është një test besueshmërie për të. “Prokuroria e Posaçme ka vetëm një mënyrë për ta kaluar testin...