Vrau vëllanë pas konfliktit për pronën, 76-vjeçari para gjykatës: Po të kthehesha pas, do t’ia jepja gjithçka
76-vjeçari Muhamet Rreshka u la në burg nga gjykata e Durrësit, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij 74-vjeçar, Eqerem Rreshka në fshatin Agonas të Kavajës. Gjatë seancës 76-vjeçari është shfaqur tejet i penduar, ku nuk ka pasur të pranishëm asnjë familjarë dhe seanca është zhvilluar pa praninë e medias. Kur u pyet se çfarë kërkon nga gjykata, ai ka thënë “tani s’më ka ngelur asgjë. Vetëm më pushkatoni.”Sipas avokates së caktuar kryesisht, 76-vjeçari ka deklaruar se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i jepte të vëllait gjithçka, tokë e shtëpi e se nuk donte të arrinte në këtë pikë. Ai ka pranuar, ashtu si dhe në polici, se nuk fliste prej vitesh me të vëllain dhe se kur i ka folur, natën...
Burimi:
javanews.al